• Korça

Subjektet korrekte me standarded e matjes/ Kodra: nuk ka raste shkeljeje gjatë verifikimeve

Drejtoria e Metrologjisë ka vijuar me kontrolle periodike dhe rezulton se subjektet që operojnë në Qarkun Korçë janë korrekte me standarded e matjes. Bëhet fjalë për subjekte të ndryshme që ushtrojnë veprimtari ekonomike e tregtare dhe përdorin mjete matëse.

Ndërkohë këtë vit, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial  (UNIDO) solli shërbimet e metrologjisë pranë fermerëve dhe palëve të interesuara në Korçë. Takimi bëri bashkë ekipet e UNIDO, Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, fermerët, kultivuesit e bimëve mjekësore e aromatike për sigurimin e saktësisë dhe tregtisë të drejtë në bujqësi përmes metrologjisë. I rëndësishëm ky takim ishte për tregtuesit e bimëve medicinale duke qenë se thuajse e gjithë sasie e prodhuar shkon për eksport dhe është tepër i rëndësishëm respektimi i standardit të peshës në paketime.

Kjo drejtori kryen verifikime në rreth 6 mijë subjekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *