Stuhia e breshërit që ka zgjatur për 30 minuta një ditë më parë në fushën e Maliqit, ka shkaktuar dëme të shumta në vreshtari, kultura bujqësore dhe frutikulturë. Dëmet me të mëdha janë shkaktuar në fshatin Koritë. Sipas banorëve dëmet me të mëdha janë në vreshtari dhe perime. Ata tregojnë se për shkak të intensitetit të lartë të rreshjeve balta ka hyrë në oborret e banesat e tyre.
Dëme ka patur edhe në fshatrat Sovjan e Pirg, aq sa stuhia ka hequr çati banesash. Nga ana e bashkisë Maliq bëhet me dije se do të ngrihet një grup pune për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga breshëri.