• Sport

Struga e nis sezonin me fitore. Liqenorët fitojnë 2-0 duelin me Gostivarin në këtë përballje shqiptarësh

Ka startuar sezoni i ri në elitën e futbollit maqedonas, teksa kampionët në fuqi të Strugës e kanë nisur me këmbën e mbarë duke fituar a problem përballë skuadrës së Gostivarit. 2-0 ishte rezultati përfundimtar i kësaj sfide shqiptarësh të zhvilluar në qytetin e Strugës, aty ku në tribuna të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm i tifozëve vendas. Goli i parë erdhi në minutën e 22-të me Marjan Radeskin, i cili shënoi për 1-0. Senad Jaroviç vulosi sfidën në minutën e 91-të, pas pasimit perfekt të Vangjel Zguros nga e majta dhe duke shënuar për rezultatin përfundimtar 2-0. Në fund një fitore më se e merituar për Strugën që vazhdon të mbetet e para edhe në sezonin e ri me 3 pikë të plota pas javës së parë të kampionatit.Kujtojmë që Struga Trim Lump o vijon edhe rrugëtimin e saj në Kupat e Europës, teksa së fundmi është kualifikuar në turin e tretë të Conference league dhe do të tentojë kalimin në Play-Off”, përballë një kundërshtari të vështirë si Hesperazh i Luksemburgut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *