• Korça

Sot festa e Sulltan Nevruzit. Dita e shpresës dhe e ringjalljes për besimtarët bektashinj

Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Kjo festë, për bektashinjtë përfaqëson një ditë të shënuar dhe më të bekuara të vitit. Imam Aliu ka lindur më 22 mars dhe është një nga shenjtorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe i pari i dymbëdhjetë imamëve. Me këtë rast dervishi i Teqesë së “Baba Abdullait” në Melçan ka bërë një urim për gjithë besimtarët bektashinj

.

Qindra besimtarë i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë me lutjet e tyre prej orëve të para të ditës, duke kryer ritualet fetare dhe duke uruar njëri-tjetrin për më shumë shëndet e mbarësi.

Gjatë gjithë ditës ka vijuar pelegrinazhi i besimtarëve, ndërkohë që nuk ka munguar edhe dreka tradicionale në nder të kësaj dite të shenjtë në Teqenë e Melçanit, e cila është një ndër tre teqetë më të vjetra të Shqipërisë dhe me vlera të mëdha të zhvillimit të besimit, kulturës dhe historisë së shqiptarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *