Skënderbeu po vijon përgatitjet për sezonin e ri dhe pasditen e sotme zhvilloi në ambientet e stadiumit, një test miqësor brenda grupit.
Trajneri Ivan Gvozdenoviç, pati shansin të shihte në lojë, të gjithë futbollistët, teksa fokusi ishte kryesisht te lojtarët e rinj të afruar në merkaton e verës.
Dueli përfundoi me rezultatin 1-0, për ekipin me fanella të kuqe qe kishte në përbërje një pjesë të mirë të titullarëve, teksa goli u shënua nga i afruari në merkato, Rashica. Priten miqësore të tjera në ditët në vazhdim për ekipin e Skënderbeut…
Lini një Përgjigje