• Raportime

Skënderbeu siguron vendin e parë në Grupin A në Ligën “Gjergj Kastrioti”

Skënderbeu në volejboll për femra ka siguruar me fitoren e djeshme ndaj Prishtinës 75, vendin e parë në Grupin A, pavarësisht se duhet edhe një ndeshje tjetër për tu luajtur. Skënderbeu me fitoren e djeshme u ngjit në kuotën e 12 pikëve, ndërkohë që Tirana në vendin e dytë me 9 pikë.

Edhe në rast se Tirana do të fitojë ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut, vetëm barazohen me pikë, pasi setavarazhi dhe ndeshjet direkte kanë bërë që Skënderbeu ta sigurojë përpara kohe vendin e parë.

Në këtë mënyrë ndeshja e fundit do të jetë thjesht një formalitet, ndërkohë që këtë lajm e ka bërë të ditur edhe vetë trajneri Orlando Koja në faqen e vet zyrtare. Sot në orën 16:00 luhet ndeshja e parë e fazës së dytë, Vllaznia-Skënderbeu, ku vajzat e rrjetës pritet të arrijnë një tjetër fitore.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *