Volejbolli shqiptar ka nisur këtë të premte kampionatet kombëtare për sezonin 2023-2024. Dje në Superligën e femrave u luajtën takimet Partizani-Teuta dhe Lushnja-Marin Barleti, ndërsa ditën e sotme do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës. Fillimisht në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” Pogradeci, debutues në elitë, luan me Tiranën në orën 13:00 ndërsa në 17:00 Skënderbeu sfidon Vllazninë. Përsa i përket Superlgës së meshkujve, edhe ajo startoi ditën e premte, ndërsa sot në orën 15:00 në Korçë, Skënderbeu sfidon Vllazninë. Për skuadrat korçare, janë vajzat bardhekuqe të drejtuara nga Orlando Koja, të cilat, ashtu si në sezonet e fundit do të kënë objektiva madhorë, ku do të synojnë çdo trofe të mundshëm. Këtë e pohon për mikrofonin e RTSH Korçës edhe zv.trajneri Olsi Haxhillari i cili në ditën e ndeshjes shprehet entuziast dhe thekson se ekipi është gati dhe se atmosfera në skuadër ështe më e mira e mundshme.
Skënderbeu në volejboll për femra e nis kampionatin me moralin lart, pasi vetëm para pak ditësh, vajzat korçare fituan Kupën e Federatës, ku mposhtën në finale Partizanin.