Skënderbeu barazoi 1-1 ndaj Egnatias në ndeshjen e javës së 10-të të kampionatit duke marrë 1 pikë të rëndësishme për nga mënyra si shkoi ndeshja. Gjithsesi, nuk ka kohë për qetësi pasi ndeshja me Dinamon erdhi. Korçarët do të përballen me kryeqytëetasit mbremjen e së martës në orën 17:00 në “Elbasan Arena’. Sa i përket gjendjes së ekipit të Skënderbeut, bardhekuqtë iu gëzohen rikthimeve, pasi në ndeshjen e kaluar mungonin Lico dhe Premci për shkak kartonash. Të dy këta lojtarë do të jënë në dizpozicion të ekipit në duelin e radhës. Kur jemi vetëm një ditë para ndeshjes me Dinamon, trajneri Ivan Gvozdenovic ka dalë në konferencë për mediat duke kërkuar nga lojtarët të japin maksimumin në këtë duel delikat. Tekniku ka vlerësuar kundërshtarin dhe ka bërë thirrje për përqëndrim.
Në këto 10 javë të para të kampionatit Skënderbeu e sheh veten në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 13 pikë. Korçarët luajnë të martën përballë Dinamos që aktualisht ndodhet në vendin e fundit në klasifikim me vetëm 8 pikë të grumbulluara në 10 ndeshje të luajtura. Sfida do të luhet në stadiumin e Elbasanit nën dritën e projektorëve.