Skënderbeu pas rikthimit tek fitorja në ndeshjen e transfertës së luajtur në mesjavë, kërkon që të vijojë me rezultate pozitive edhe në javët në vazhdim. Edhe në kushtet kur në fundjavë do të jetë Partizani kundërshtari i tyre. Trajneri i Skënderbeut Ivan Gvozdenoviç është shprehur i lumtur për rikthimin tek rezultatet pozitive dhe një gjë të tillë e shfaq, por nga ana tjetër kërkon hapur përqëndrim dhe maksimumin nga të tijët. Në konferencen për shtyp para mediave, trajneri i Skënderbeut flet për reagimin e ekipit dhe vijimësinë e duhur për ndeshjet e mbetura të kampionatit.
Skënderbeu pas 6 javësh të luajtura ndodhet në vendin e tretë të renditjes me 9 pikë. Korçarët presin Partizanin, kampion në fuqi nga sezoni i kaluar me shpresën e një rezultati pozitiv në këtë ndeshje shtëpie.