• Sport

Skënderbeu në hall me mungesat. Për ndeshjen ndaj Egnatias mbrojtja dhe mesfusha duhen ribërë

Skënderbeu nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të lerë pas krahëve humbjen me Vllazninë për tu përqëndruar tek ndeshja e radhës ndaj Egnatias po në shtëpi. Gjithësesi, reagimi pas një humbjeje nuk është i vetmi problem që trajneri Ivan Gvozdenoviç ka për të rregulluar në këto momente. Veç analizës së ndeshjes së kaluar ndaj Vllaznisë kryepankinës korçare i lind për detyrë të gjejë lëvizjet e duhura për të përballuar mungesat që do të ketë për këtë ndeshje radhe. Qendra e mbrojtjes duhet ribërë nga e para teksa edhe në mesin e fushës do të ketë zbrazëti si pasojë e mungesave.

Ervis Prençi është jashtë për shkak të kartonit të kuq të marë në ndeshjen ndaj Vllaznisë por ky nuk është i vetmi hall për trajnerin. Edhe ganezi Randi Dumfur nuk është i gatshëm për këtë takim pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë të lejuar, e për pasojë është i pezulluar. Në kushte të tilla Gvozdenoviç ka vetëm ramosin të gatshëm për ndeshjen e ardhshme. Shumë pak për të vijuar sërish me formacionin 3-5-2. Ndaj me shumë mundësi trajneri do të kalojë në një tjetër reshtim me katër mbrojtësa dhe zgjedhjet janë me detyrim përcaktim. Shaqë, Frashëri, Gerco dhe Ramos janë mbrojtësit e vetëm në dispozicion të trajnerit dhe njëri prej tyre duhet të sakrifikojë për të luajtur në qendër sëbashku me brazilianin. 

Mesfusha: Nëse në prapavijë zgjedhjet janë deri diku të detyruara dhe nuk ka vend për eksperimente, situata në mesfushë është shqetësuese por jo ngjashmërisht e njëjtë me mbrojtjen pasi alternativat janë më të shumta. Në momentet që flasim dy janë mungesat edhe në këtë repart. Liço i cili është i pezulluar për shkak kartonësh dhe Pecani që mbetet në dyshim pasi ende vuan tërheqjen muskulare të pësuar në grumbullim me kombëtaren U-21. Nëse as Pecani nuk ia del të rikuperohet në kohë për ndeshjen me Egnatian atëherë edhe në mesfushë do të rikonfirmohet vetëm Rabiu, me Jurin dhe Likën që do të duhet të zëvendësojnë dy korçarët e mesfushës. Zgjedhje paksa delikate këto ndaj edhe Gvozdenoviç po merr kohën e duhur para se të ndërhyjë për të skicuar formacionin e javës së ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *