Ekipi i Skënderbeut të femrave në volejboll është finalisti i parë i Kupës së Shqipërisë, pas fitores në gjysmëfinalen e dytë ndaj Vllaznisë me rezultatin 3 me 1. Ky takim i luajtur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” ka dhuruar mjaft emocione. Në këtë përballje nisur dhe nga renditja e Skënderbeut, trajneri Orlando Koja, i ka dhënë më shumë mundësi loje volejbollisteve të stolit. Me këto lojtare Skënderbeu ka fituar setin e parë me rezultatin 25-13. Por në setin e dytë shkodranet kanë barazuar setet, teksa kanë fituar 21-25. Në kushte të tilla trajneri Orlando Koja, ka qënë i detyruar të rikthejë në fushën e lojës të gjitha titullaret, edhe për të mos i dhënë mundësi Vllaznisë të shkonte më tej me sete. Me Begon, Gjatën dhe dy amerikanet Williams dhe Hejni në lojë, ka fituar setin e tretë me rezultatin 25-10 dhe të katërtin 25-20 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Me këtë fitore Skënderbeu ka forcuar në maksimum vendin e parë në renditje, duke treguar kështu se pret qetësisht ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë. Vajzat korçare më parë kanë fituar dhe gjysmëfinalen e parë me rezultatin 3 me 0 dhe kështu do të presin takimin e datës 15 shkurt midis Partizanit dhe Tiranës për të mësuar rivalin e tyre direkt për ngritjen e trofeut Kupa e Shqipërisë 2022-2023.
- Korça
Skënderbeu në finalen e Kupës në volejboll. Pas fitores ndaj Vllaznisë, vajzat korçare drejt ngritjes së trofeut
Korça
Më shumë- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...
- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...
- Korça
110 vjet nga lindja e Vangjush Tushit/ Përkujtojmë piktorin emblematik...
- Korça