• Sport

Skënderbeu mbyll përgatitjet, trajneri Gvozdenovic fikson formacionin që hedhë në fushë ndaj Egnatias

shtunës në transfertë ndaj Egnatias. Bardhekuqtë nën drejtimin e trajnerit Ivan Gvozdenovicc po mundohen të gjejnë zgjidhjet e duhura për t’u paraqitur sa më denjësit në ndeshjen e parë hapse të sezonit të ri në Superiore. Sezon i cili pritet të jetë tejet i vështirë dhe delikat për bardhekuqtë. Nisur nga provat në seancën e fundit stërvitore duket se trajneri i Skënderbeut është i vendosur përsa i përket pjesës më të madhe të formacionit që do të hedhë në fushë nga minuta e parë në këtë transfertë. Edhe në seancën e fundit korccarët kanë provuar të zbresin në fushë me skemën 3-5-2, një skemë e cila është provuar edhe në testet miqësore nga Skënderbeu.

Duket se Ivan Gvozdenovicc ka marrë përgjigje pozitive nga ekipi në lidhje me këtë reshtim dhe shpreson që të ndalojë furinë e sulmit rrogozhinas. Një mbrojtje e hekurt ka qënë kërkesa e trajnerit serb të Skënderbeut për të përballuar këtë takim të parë të këtij sezon, mbrojtje e cila do të përbëhet nga Frashëri, Ramos dhe Prencci në qendër, ndërsa në krahët Gërxho dhe Shaqe janë gati për tu nisur titullarë në këtë takim, me Likën që po fiton terren për në krahun e djathtë të mesfushës. Në mesin e fushës duket se Randi duket më I avantazhuar ndaj Janaqit për një vend si titullar dhe do të jetë ganezi ai që do të startojë ndeshjen nga minuta e parë. Me Randin në pozicionin e ekranit Skënderbeu pritet që të luajë me Liccon dhe Jurin disi më të avancuar që do të mbështesin dyshen e sulmit Rashica dhe Nikaj, me këtë të fundit që është më i avantazhuar se Fleccer për një fanelë titullari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *