• Sport

Skënderbeu gati për Elbasanin/ Trajneri Gvozdenoviç u jep porositë e fundit futbollistëve

Skënderbeu hyn në fazën më të nxehtë të javës duke për- gatitur ndeshjen e parë të kampionatit që do të luhet të hënën kundër Elbasanit në Korçë. Një ndeshje të cilës trajneri Ivan Gvozdenoviç po i jep shumë rëndësi dhe mbi të gjitha vlerësim. Prej ditës së enjte serbi i pankinës korçare ka filluar edhe nga këshillat për të tijtë pasi kërkon që të jetë i bindur se gjithçka do të jetë perfekte sa i përket zbatimit dhe inter- pretimit të lojës. Në kushtet kur nuk ka asnjë informacion se si luan kundërshtari dhe çfarë cilësish dhe mënyrë loje zbaton, vështirësia për Skënderbeun rritet. Ndaj edhe për këtë trajneri bardhekuq ka kërkuar të ndërtojë një ekip të zgjuar dhe pragmatist në fushën e lojës. Gjë që ditën e fundit të stërvitjes ja u ka përsëritur vazhdimit të tijve para nisjes së seancën stërvitore.

Duket se për ndeshjen e parë të sezonit Skënderbeu do të jetë thuajse 90% i njëjtë me atë që mbylli edicionin e kaluar.

duke mos bërë ndryshime të mëdha si në reshtim ashtu edhe në emra lojtarësh që do të hyjnë në fushë nga minuta e parë. Porta dhe prapavija nuk kanë shumë ndryshime veç Ramos që do të luajë titullar në vend të të larguarit Randi. Në mesin e fushës janë sërish tre lojtarë të edicionit të kaluar me Jurin si fantazist në vend të Liços që u largua, ndërsa në sulm është risia e vetme e këtij ekipi, ganezi Bismark. Një ekip që nuk ndryshon shumë dhe mban të njëjtin bosht lojtarësh për të dytin vit radhazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *