• Korça

Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi. Hapen aplikimet, interes i lartë nga fermerët e Korçës

Janë hapur këtë të hënë aplikimet për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi. Të shumtë kanë qënë fermerët e qarkut të Korçës që kanë treguar interes për të përfituar nga kjo skemë, duke krijuar që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm radhë pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Korçë.

Të gjithë fermerët dhe blegtorët mund t’a bëjnë aplikimin përmes portalit qeveritar e-Albania pa asnjë kosto, si dhe mund të drejtohen tek agropikat për çdo paqartësi dhe këshillim.

Pjesa më e madhe e fermerëve të cilët duan të përfitojnë nga masa mbështetëse e naftës, shprehen se duke nisur nga ekperienca e vitit të kaluar, kërkojnë më shumë asistencë për kryerjen e aplikimeve.

Vitin e kaluar vetëm në masën mbështetëse të naftës për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, aplikuan mbi 11 mijë fermerë nga qarku i Korçës, i cili ishte ndër qarqet me numrin më të lartë të aplikimeve. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 11 prill.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *