• Korça

Situatë e qetë në Korçë, nuk raportohen problematika pas reshjeve të borës

Në rrugët nacionale nuk paraqiten probleme të qarkullimit, sikurse edhe në akset Korçë- Dardhë, Korçë – Voskopojë ku rrugët janë të kalueshme, megjithatë autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore për të gjithë që dëshirojnë të frekuentojnë në pikën turistike të Dardhës. Problematikë ka pasur dje në aksin rrugor Shtyllë-Vithkuq  për shkak të trashësisë së borës por burime nga bashkia Korçë bëjnë të ditur se tashmë edhe kjo rrugë është e hapur.

Po ashtu edhe në fshatrat e njësive administrative malore të Pogradecit, Dardhas, Velçan, Proptisht e Trebinjë nuk raportohen problematika sa i takon kalueshmërisë në rrugëapo edhe furnizimit me energji elektrike. Burime pranë OSHEE bëjnë me dije se të gjithë fshatrat furnizohen normalisht me energji ndërsa janë 13 grupe pune në terren për të mbajtur rrjetin e furnizimit me energji. Që prej ditës së djeshme energjia është rikthyer në njësitë Dardhas e Çërravë të bashkisë Pogradc si dhe në njësinë Çlirim në bashkinë Kolonjë. Në bashkinë Devoll përdorimi i zinxhirëve këshillohet vetëm në rrugën që të çon në fshatin Nikolicë ndërsa zonat e tjera nuk paraqesin problematika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *