Kjo periudhë është shoqëruar me shtim të rasteve të gripit tek moshat e vogla, të cilat kanë sjellë dhe shfaqjen e konjuktivitit tek fëmijët. Lajmi i mirë është se rastet janë thuajse të papërfishme sa i takon problemeve me sytë apo shfaqjes së gripit të syrit, ndërsa mjekët venë theksin tek kujdesi i shtuar për gripin. Shefi i shërbimit të pediatrisë Robert Rado thotë se gjatë kësaj periudhe, problem ka qenë temperature e lartë tek fëmijët, e cila në rastet kur nuk mund të administrohet në kushte shtëpie, këshillon prindrit që t’i drejtohen mjekut të familjes apo urgjencës së Spitalit Rajonal në shërbimin e Pediatrisë.
Me situatën e krijuar Rado këshillon prindërit të kenë kujdes ndërsa jep disa këshilla për ta.
Sipas mjekut shumica e rasteve nuk paraqesin situata serioze dhe kalojnë me mjekim ambulator në shtëpi por shton se nuk duhet shmangur vizita tek mjeku në rastet kur temperatura e lartë zgjat më tepër se 3 ditë.