Rikthehet Covid-19 në qytetin e Korçës. Pas kryerjes së testit të shpejtë nga ana e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë, rezultojnë 5 raste pozitive me këtë virus.
Megjithatë Kroi bën me dije se nuk ka vend për panic pasi tashmë virusi shfaqet me simptoma më të lehta por vë theksin tek rëndësia e grupeve të riskut me një dozë buster.
Rastet e identifikuara me Covid-19 nuk kanë kaluar në komplikacione shëndetësore.