Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një komunikim me mediat nga Korça, paralajmëroi situatën me reshjet që pritet të përfshijnë vendin dhe marrjen e masave për shmangur pasojat qe mund të lerë pas moti.
Peleshi i bëri thirrje të gjitha bashkive që të kenë nën vëzhgim situatën, ndërsa nga banorët ka kërkuar të shmangin lëvizjet drejt vendeve që paraqesin kërcënim nga përrenjtë.
Peleshi sqaroi më tej se nuk është një situatë që sjell nevojën e strukturave të larta shtetërore.