• Korça

Siguria ushqimore gjatë verës/ Temperaturat e larta janë rrezik për helmim nga ushqimi

Temperaturat e larta rrisin shumë rreziqet e toksiko-infeksioneve ushqimore prej ushqimeve të përgatitura, të shitura ose të konsumuara në kushte higjeno-sanitare jo të përshtatëshme. Kryesisht gjatë stinës së verës vetë konsumatorët por edhe subjektet që merren me përpunimin e produkteve me origjinë shtazore si mishi dhe qumështi, duhet të tregojnë kujdes të shtuar për të shmangur kontaminimin. Fehmi Xhemo, specialist i cilësisë dhe sigurisë ushqimore siguron konsumatorët se subjektet e licensuara që operojnë në qarkun e Korçës plotësojnë të gjitha kushtet duke prodhuar dhe tregtuar produkte të shëndetshme për konsumatorin.

Rreziku më i madh sipas specialistit qëndron tek subjektet e palicensuara, të cilat duhet të jenë objekt i kontrolleve nga ana e autoriteteve përgjegjëse. Po ashtu sipas tij edhe vetë konsumatorët duhet të tregojnë kujdes.

Rreziku për helmimin e njerëzve nga ushqimi rritet gjatë stinës së verës me rritjen e temperaturave. Për të shmangur këtë konsumatorët duhet të zgjedhin të bëjnë blerjet e tyre në subjektet e licensuara si dhe të kontrollojnë me kujdes datën e skadencës së produkteve ushqimore sidomos kur bëhet fjalë për produktet e qumështit dhe të mishit.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *