Muaji shkurt ka shënuar një rritje të rasteve me viroza të stinës. Kjo tregohet edhe nga numri më i lartë i vizitave në qendrat shëndetësore ndërsa mjekët bëjnë me dije, se ka pasur edhe raste komplikacionesh. Më të prekur nga këto viroza janë fëmijët dhe të sëmurët kronikë.
Në këtë situatë të shtuar me viroza, mjekja Ermelina Brami jep një sërë këshillash sesi duhet të ruhemi nga infektimi.
Sa i takon temperaturës së lartë tek fëmijët, në rastet kur nuk mund të administrohet në kushte shtëpie, prindrit duhet t’i drejtohen mjekut të familjes apo urgjencës së Spitalit Rajonal në shërbimin e Pediatrisë.