• Korça

Shtohen rastet e diskriminimit/ Mbi 20 raste referuar KMD-së në Korçë brenda një viti

Diskriminimi për shkaqe të ndryshme është një fenomen i pranishëm në shoqërinë tonë dhe gjatë këtij viti, është rritur numri i rasteve referuar Komisionerit të mbrojtjes nga diskriminimi. Specialistja Etleva Tare bën me dije se janë mbi 20 raste të referuara gjatë këtij viti, kryesisht për diskriminim sa i takon punësimit, strehimit, aftësisë së kufizuar dhe arsimimit.

Në zyrën e komisionerit të mbrojtjes nga diskriminimi mund të depozitojnë ankesa të gjithë personat që ndjehen të diskriminuar dhe kërkojnë mbështetje apo zgjidhje për një problematikë të mundshme që mund të kenë dhe garantimin e dinjitetit njerëzor në mënyrë të barabartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *