• Korça

Shqipëria, toka e kontrasteve magjepsëse/ Media italiane “Esauriente.it” rendit qytetet më të bukura dhe më të rëndësishme të Shqipërisë

Shqipëria, një perlë e fshehur e Ballkanit, është një tokë e kontrasteve magjepsëse, ku e lashta takohet me modernen dhe natyra e egër bashkëjeton me jetën e gjallë urbane. Kështu shprehet media italiane “Esauriente.it”, e cila ka publikuar së fundi një artikull mbi qytetet më të bukura dhe më të rëndësishme të Shqipërisë. Sa i përket qyteti të Korçës, ai është cilësuar nga media italiane si “djepi i kulturës shqiptare”.

Korça, e vendosur në juglindje të Shqipërisë, njihet si “djepi i kulturës shqiptare”. Qyteti është një qendër e rëndësishme kulturore dhe arsimore dhe është shtëpia e shumë muzeve, shkollave dhe institucioneve kulturore. E themeluar në mesjetë, Korça ka një traditë të gjatë të prodhimit të birrës, muzikës dhe artit.

Muzeu Kombëtar i Arsimit, i vendosur në shkollën e parë shqipe, është një pikë referimi e rëndësishme që tregon historinë e arsimit në Shqipëri. Korça është gjithashtu e famshme për festivalin e përvitshëm të birrës, i cili tërheq mijëra vizitorë nga i gjithë vendi dhe jashtë saj. Duke ecur nëpër rrugët me kalldrëm të qytetit të vjetër, mund të admironi shtëpitë tradicionale të stilit osman dhe të vizitoni Katedralen Ortodokse në qendër të qytetit, shkruan media italiane për Korçën.

Në këtë artikull janë renditur edhe qytete të tjera si Tirana, Berati, Gjirokastra, Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Berati, duke ofruar një vështrim të thellë se çfarë e bën secilin prej tyre të veçantë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *