Vazhdojnë aktivitetet që Qendra për Hapje dhe Dialog COD sjell në Korçë. Aktiviteti i parë i ciklit “Shprehur në Vargje” erdhi në kuadër të 88-vjetorit të lindjes së gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare. Mes interpretimeve të poezive dhe pjesëve letrare të Kadaresë nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” sollën një atmosferë të bukur tek Biblioteka “Thimi Mitko” në Korçë.
Ky aktivitet është vlerësuar edhe nga nxënësit pjesmarrës.
Ky ishte aktiviteti i parë i ciklit “Shprehur në vargje” kushtuar 88-vjetorit të lindjes së korifeut të letërsisë shqiptare Ismail Kadare, ndërkohë që edhe më herët Qendra për Hapje dhe Dialog në Korçë ka sjellë për publikun veprimtari që kanë patur në fokus personalitete të qytetit.