Shkolla e së shtunës është duke funksionuar prej disa kohësh pranë kishës së Shën Sotirit duke iu dhënë mundësinë fëmijëve të komunitetit arumun të Korçës të mësojnë gjuhën e tyre amtare. Interesi i fëmijëve është mjaft i madh thotë mësuesja Vilma Koça, pasi gjuha është identiteti dhe ekzistenca e një kombi.
Edhe vetë fëmijët pjesëmarrës në shkollën e së shtunës shprehen mjaft të kënaqur për zhvillimin e kësaj klase, ndërsa theksojnë se duan që gjuhën e tyre ta përcjellin edhe në brezat e tjerë.
Ky është një projekt i cili konsiderohet i suksesshëm dhe mendohet të vijojë për një kohë të gjatë duke u plotësuar edhe me më shumë nxënës të komunitetit arumun.