Gjatë vitit 2023 dhënia e masave të sigurisë ka tejkaluar afatet ligjore 10 ditore. një gjë e tillë është evidentuar nga një studim i kryer nga Info Cip, qendra për çështje të informimit publik. Kjo për drejtorin Gerti Shella nuk është vetëm shkelje e ligjit procedurial por edhe asgjësim i masave të sigurisë.
Nëse deri para një viti preokupimi kryesor ishte vendosja e treguesve të eficiencës gjyqësore në afate të pranueshme, tashmë në vitin 2023, 78% e çështjeve gjyqësore të themelit kanë dalë përtej afateve për gjykimin e arsyeshëm.
Shella bën apel për ndryshimin e situatës pasi sipas tij janë duke u shkelur masivisht të drejtat e njeriut.