• Korça

Shërbimet dimërore në pemtore/ Fermerët duhet të marrin masa për mbrojtjen nga sëmundjet dhe dëmtuesit

Fermerët që kultivojnë drufrutorë kanë nisur të kryejnë një sërë shërbimesh për t;i mbrojtur pemtoret nga prekja prej dëmtuesve dhe sëmundjeve. Një ndër masat që merret në këtë periudhë është punimi i tokës rreth pemës me qëllim përmbysjen e bazës infektuese.

Një tjetër process i rëndësishëm është dhe krasitja. Specialisti këshillon që ajo të kryhet kur të kemi një rritje të temperaturave jo kur ka prani ngricash ndërsa rekomandon disa lloj krasitjesh që mund të aplikohen.

Njëtjetër proces i rëndësishëm që duhet kryer për të pasur një prodhim të mbarë, është plehrimi.

Në pemtoret e vjetra këshillohet që krasitja të kryhet në mënyrë të tillë që të shtyhet afati i prodhimit të tyre, pra të aplikohet një krasitje rigjeneruese. Për t’iu ardhur në ndihmë fermerëve kryesisht atyre të rinj, specialisti Telha i këshillon të kryejnë takime me ta për të marrë informacionin e duhur mbi çdo proces.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *