Çdo 21 maj besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e Shën Kostandinit dhe Shën Elenës. Prej orëve të para të mëngjesit të shumtë kanë qënë besimtarët të cilët janë ngjitur në malin e Moravës, mbi fshatin Drenovë aty ku ndodhet kisha që mban emrat e këtyre shenjtorëve. Kjo është një ndër festat më të rëndësishme të besimit ortodoks që shoqërohet me pelegrinazhin e besimtarëve, të cilët ndezin qirinj dhe luten për më shumë shëndet e mbarësi në familjet e tyre.
Tradicionalisht kjo ditë e shënuar është festuar në fshatin Drenovë të Korçës, por mesha janë mbajtur edhe në kisha të tjera të qarkut të Korçës që mbajnë emrat e shenjtorëve.