Pas lajmit të dhënë një ditë më parë lidhur me mungesën e ujit të pijshëm në fshatin Shën Gjergj të bashkisë së Maliqit, ka reaguar shoqëria e ujësjellës kanalizimeve të rajonit të Korçës. Burime nga UKKO kanë bërë të ditur se është riparuar pompa e ujit dhe është ndërruar rubineti, të cilat për shkak se kanë qenë të dëmtuara kanë sjellë edhe ndotjen e ujit në këtë fshat. Drejtori i UKKO Petrit Tare ka bërë me dije se ditën e sotme ka patur një furnizim me ujë të banorëve të këtij fshati nga ora 07:00-11:00, me 150m3 ujë që është i mjaftueshëm për 24 orë furnizim. Gjithnjë sipas titullarit të kësaj ndërmarrje, sasia prej 150m3 në ditë është e mjaftueshme për të plotësuar gjithë nevojat e banorëve për ujë të pijshëm, por sigurisht që kjo sasi nuk është e mjaftueshme për nevoja të tjera përfshi këtu dhe vaditjen e prodhimeve bujqësore në baçat e tyre të shtëpive, megjithatë nevoja për të investuar në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve të këtij fshati dhe shumë më tepër në depon e ujit është e domosdoshme edhe për të pasur me tepër prurje të ujit të pijshëm në çdo shtëpi të fshatit Shën Gjergj. Ujësjellësi ka bërë me dije se pas lajmit të publikuar janë marrë kampionët e ujit të pijshëm të këtij fshati dhe kanë rezultuar brenda parametrave të kërkuara.
- Korça
Shën Gjergj, ndërhyn UKKO. Furnizohen banorët me ujë, analizat në parametra
Korça
Më shumë- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...
- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...
- Korça
110 vjet nga lindja e Vangjush Tushit/ Përkujtojmë piktorin emblematik...
- Korça