• Korça

Shembuj që duhen ndjekur/ “Histori suksesi” për të motivuar nxënësit e Shkollës Profesionale Shërbime

Dikur ai ka qënë nxënës i Shkollës Profesionale Shërbime në Korçë, teksa sot është i punësuar si shef kuzhine në një prej restoranteve më të mira të qytetit. Për të ndarë ekperiencën e tij Eriglanti Zylyftar ka zhvilluar një orë mësimore praktikë profesionale me nxënësit e drejtimit Hoteleri-Turizëm.

Këto orë mësimore shërbejnë për të motivuar nxënësit e kësaj shkolle, duke i inkurajuar ata që të besojnë në aftësitë e tyre për të arritur suksesin.

Këtë vit shkollor janë regjistruar pranë Shkollës Profesionale Shërbime në Korçë rreth 80 nxënës, teksa në total në të gjitha drejtimet që ofron kjo shkollë ndjekin studimet rreth 400 nxënës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *