• Sport

Sfidë kampionësh, Ballkani i Ilir Dajës mposht Partizanin në miqësore

U luajt sonte në stadiumin “Kukës Arena”, miqësorja mes Partizanit dhe Ballkanit. Dy skuadrat kampione të ligave respektive Shqipërisë dhe Kosovës, matën forcat në prag të dueleve të fazës së parë të Champions-it, teksa ishte skuadra e Ilir Dajës ajo që triumfoi me rezultatin 1-2.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të kampionëve të Kosovës falë golave të Rrahmanit dhe Korenicës, ndërkohë që në pjesën e dytë Partizani arriti të shënonte me anë të brazilianit Da Silva, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60-të.  

Vlen të theksohet fakti se ky duel miqësor, u ndoq nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, që ishin të pranishëm në stadiumin e Kukësit.  

Kujtojmë që Partizani në turin e parë të Champions-it, do të përballet me BATE Borisov, ndërsa Ballkani i Ilir Dajës do të luajë kundër bullgarëve të Ludogorets.  

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *