Rritja e qirasë për banesat sociale të cilat jepen nga bashkia për familjet në nevojë ka berë që të mblidhen sot përpara bashkisë dhjetra banorë të cilët kanë kërkuar që niveli i qirasë të mbetet i pandryshuar pasi pjesa më e madhë kanë të ardhura minimale e nuk e përballojnë dot këtë rritje.
Sipas tyre janë mbi 90 familje që po përballen me këtë situatë të vështirë ku vetëm 20% e tyre janë të punësuar.
Mirela Balli, Drejtore e Strehimit Social dhe Menaxhimit të Banesave Sociale bëri me dije se banorët kanë kontrata 1 vjeçare me bashkinë dhe rritja e përvitshme është e parashikuar në nenin 3 të saj.
Vlerat e qirasë mujore se banesave sociale u rritën për 700 lekë të reja për garsoniere, 1300 lek për apartamente 1+1 dhe 1600 lek për apartamente 2+1.