• Korça

Rritja e pagës minimale nga 1 prilli. Efektet e saj në shoqëri dhe tek sektori privat

Rritja e pagës minimale nga 36 mijë lek në 40 mijë lek, duke filluar nga data 1 prill, për të lehtësuar pasojat e inflacionit, shihet pozitivisht nga ekpertët e ekonomisë në këtë situatë krize çmimesh. Kjo nismë e qeverisë për kryetarin e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar Korçë, Fatmir Ceci, do të ndihmojë një kategori të madhe njerëzish. Por nga ana tjetër ai thotë se një masë e tillë do të ketë efekte në sektorin privat, pasi rrit koston e bizneseve, të cilat do të shpenzojnë më shumë për fondin e pagave.

Kjo rritje e fortë e pagës minimale sipas Cecit, pritet të shoqërohet edhe me efekte të tjera pasi rritja e kostove për biznesin mund të nxisë më tej informalitetin në tregun e punës. Por nga ana tjetër Ceci shton se vitet e fundit vetë bizneset janë ndërgjegjësuar, kjo falë masave administrative në fuqi, por edhe nga presioni i kërkesës për fuqi puntore.

Qeveria ka ndërhyrë 2 herë gjatë vitit të kaluar duke rritur pagën minimale, ndërsa synimi është që të kapërcejë nivelin e pagave minimale në Rajon. Kësaj here rritja e menjëhershme e pagës minimale me më shumë se 17 % është më e madhja e shënuar ndonjëherë në mbi 25 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *