Që prej datës 1 prill, paga minimale shkon në 40 mijë lekë. Nga 35 mijë lekë që ka qenë deri më tani, me vendimin e fundit të miratuar në Këshillin e Ministrave, rritja e miratuar është 6 mijë lekë bruto dhe kjo pagë i atribuohet sektorit privat dhe atij publik. Kjo rritje e pagës vjen me qëllim lehtësimin e pasojave të inflacionit si dhe për të tërhequr fuqinë puntore. Për kryetarin e Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm të Shqipërisë, Albert Nasto ky vendim do të ndikojë pozitivisht për fuqinë puntore por thotë se do të vendosë në vështirësi biznesin e vogël.
Sipas vendimit të ri, ato biznese të sektorit të bujqësisë, peshkimit, pyjeve dhe industrisë përpunuese, do të kenë lehtësi, pasi qeveria do tu subvencionojë koston shtesë të sigurimeve shoqërore. Sipas Nastos, kjo lehtësi duhej shtrirë edhe në sektorë të tjerë.
Nga ana tjetër, rritja e pagës minimale, shihet me pozitivitet nga qytetarët.
Paga minimale u rrit për herë të fundit në shtator të vitit të kaluar, në nivelin e 35 mijë lekëve.
/korca.rtsh.al/