• Korça

Rritet interesi për Veterinarinë/ Të rinjtë e shohin si një drejtim studimi me prespektivë për të ardhmen

Këtë vit akademik është rritur interesi për programin profesional të  studimit  “Menaxhim veterinar”. Të rinjtë e shohin si një profesion me prespektivë për të ardhmen.

Tregu i punës ka kërkesa për këtë profesion sipas Kristi Moravës, pedagog në Fakultetin e Bujqësisë tek Universiteti “Fan. S. Noli” në Korçë.

Morava shton se këta studentë, janë të përgatitur për t’u përballur me tregun e punës, pasi zhvillojnë dhe orë të konsiderueshme praktike profesionale.

Studentët që ndjekin këtë program 2-vjeçar kanë të drejtë që kreditet e fituara t’i transferojnë në programet e studimit të ciklit të parë bachelor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *