Për të përballuar këtë fluks nga ana e policisë sonë kufitare janë marrë të gjitha masat, së pari për të shtuar personelin e shërbimit dhe më tej akoma për të rritur numrin e sporteleve, duke punuar me kapacitet të plotë. Në varësi të fluskit do të punohet me 7 sportele, 4 në hyrje dhe 3 në dalje. Masa këto që shërbejnë për të eleminuar radhët e gjata që mund të krijohen nga fluksi i shtuar i lëvizjeve në këtë pikë të kalimit kufitar.
Nga ana tjetër mësohet se shefi i stacionit të pikës kufitare të Kapshticës ka pasur disa takime me homologët grekë, duke iu kërkuar që edhe ata të shtojnë numrin e sporteleve për të mos krijuar radhë dhe pritje të qytetarëve në të dyja anët e kufirit. Burime nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 3211 shtetas dhe kanë dalë 1915. Ndërkohë që në Qafë Thanë kanë hyrë 2338 dhe kanë dalë 1554 shtetas shqiptarë dhe të huaj.