• Korça

Rreziku i fatkeqësive natyrore/ Informimi i publikut dhe bashkëpunimi mes aktorëve dhe vendeve kufitare

Rastet e shumta të fatkeqësive natyrore të cilat janë duke prekur vende të ndryshme, duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për të gjitha institucionet vendore, të cilat janë të përfshira në jetën e komunitetit. Për të përballuar sa më mirë këto situata nevojitet informimi i publikut për rrezikun e fatkeqësive natyrore dhe bashkëpunimi mes aktorëve lokalë dhe vendeve kufitare. Ky ka qënë fokusi i një takimi organizuar nga Qendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve.

Korça është ndër qarqet që ka një administrim të mirë të situatave të emergjencave civile, por gjithnjë ka gjëra për të përmirësuar.

Ndryshimet globale të klimës në dekadat e fundit kanë çuar në rritjen e numrit të fatkeqësive natyrore masive, si zjarret pyjore apo përmbytjet, duke shkaktuar dëme të mëdha social-ekonomike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *