• Korça

Ringrihet kompleksi i vajzave. Shkolla e mesme artistike në Korçë, krijon bërthamën e një kori

Ringrihet kompleksi i vajzave të shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në qytetin e Korçës, si një bërthamë e korit të ardhshëm. Nën drejtimin e mësueseve të kantos Zhuljeta Sheremeni dhe shoqërueses në piano Marjanthi Vrame, vajzat e kompleksit i gjetëm sot teksa bënin prova për shfaqjen që do të mbahet së shpejti në teatrin e Korçës, kushtuar familjes Jorganxhi.

Ish mësuesi i kësaj shkolle, Kostika Tanto, i cili është duke i shoqëruar vajzat në violonçelë, tregon se rikthimi i këtij kompleksi është vlerë për qytetin.

Kompleksi dhe kori i shkollës së muzikës, do të jetë një aset me shumë vlera jo vetëm për shkollën por edhe për qytetin e Korçës, duke patur si synim që të bëjë pjesë të tij zërat më të mirë edhe në bashkëpunim me shkolla të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *