Prej disa muajsh ka nisur puna për rikonstruksionin e fasadave të disa banesave kolektive në qytetin e Korçës.
Banorët përfitues shprehen së ky investim ishte i domosdoshëm, pasi fasadat e pallateve ishin amortizuar me kalimin e viteve, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve.
Ndërhyrjet rigjeneruese në blloqet e banimit pjesë e projektit rikonstruksioni i fasadave që kap vlerën e mbi 59.3 milion lekëve, do të shtrihet në disa godina përgjatë bulevardit “Republika”, në rrugën “Insan Korça” dhe “Kristaq Prifti” në qytetin e Korçës. Afati i përfundimit të punimeve është muaji maj i këtij viti.