Bashkia e Korçës është duke ndërhyrë për përmirësimin e kushteve të strehimit për rreth 130 familje në qytetin e Korçës. Bëhet fjalë për familje në kushte të vështira social ekonomike të cilat nuk kanë mundësi të riparojnë banesat e tyre. Janë në total 28 objekte në të cilat është duke u ndërhyrë, ndërsa rreth 60% e tyre tashmë janë përfunduar:
Banorët e kanë mirëpritur ndërhyrjen në banesat e tyre duke u shprehur se e kanë pasur të pamundur të kryejnë punime me të ardhurat që kanë:
Në përfundim të disa prej objekteve banorët kanë kërkuar përfshirjen e tyre edhe në një tjetër program të bashkisë që është termoizolimi i pallateve.