• Korça

Regjistrimi në klasë të parë, aplikimet kryhen online nga 13 – 30 qershor

Ka nisur ditën e sotme regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin shkollor 2024-2025. Njoftimi është kryer nga vetë shkollat nëntëvjeçare të cilat i bëjnë apel prindërve së afati për të regjistruar fëmijët në klasën e parë është deri në 30 qershor 2024. Ashtu si edhe vitet e kaluara, aplikimi për regjistrim do të kryhet online përmes portalit qeveritar e-albania, nga prindi i nxënësit apo nga kujdestari ligjor i tij. Për të aplikuar duhet kryer identifikimi në portalin e-albania, më pas zgjidhet shërbimi regjistrim në klasë të parë dhe plotësohet formulari, i cili dërgohet në shkollën përkatëse. Do të jetë kjo e fundit që më pas do të nisë procedurën për trajtimin e kërkesës dhe në rast të pranimit të aplikimit, prindi apo kujdestari ligjor duhet të dorëzojë fizikisht në sekretarinë e shkollës, kartelën e vaksinimit të fëmijës, jo më vonë se 10 ditë para nisjes së vitit të ri shkollor. Regjistrimi i fëmijës quhet i përfunduar vetëm në momentin e dorëzimit të kartelës së vaksinimit. Shkollat nëntëvjeçare janë të hapura edhe për të ndihmuar prindërit apo kujdestarët ligjorë në lidhje me pyetje apo paqartësi për këtë proces, si dhe për ti asistuar ata për kryerjen e aplikimit për regjistrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *