Ngushtimi i diferencave në masën e pensionit dhe rritja e shkallës së zëvendësueshmërisë janë në qendër të reformës në fushën e sigurimeve shoqërore e cila është duke u pregatitur. Specialisti i përfitimeve afatgjata Riza Ashimi tregon se synohet që pensionet e ulëta të kenë një rritje më të madhë duke ngushtuar diferencën me pensionet e larta. Gjithashtu me këtë reformë do të synohet që të rritet numri i personave që kontribuojnë duke paguar sigurimet shoqërore.
Reforma në fushën e sigurimeve shoqërore pritet të nisë zbatimin vitin e ardhshëm.