Qendra ditore e zhvillimit “Atelie” në qytetin e Korçës tashmë ofron kushte më të mira, për të gjithë përfituesit e saj. Së fundmi fondacioni “Care for Albania” me qendër në Chikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka mbështetur këtë qendër, duke bërë të mundur realizimin e disa meremetimeve në godinë dhe dhurimin e disa pajisjeve elektrike mjaft të domosdoshme.
Drejtorja e qendrës, shpreh falenderime për themeluesen e fondacionit, Sonila Sejdaras, duke shpresuar që ky bashkëpunim të vijojë edhe më tej.
Qendra ditore e zhvillimit “Atelie” në qytetin e Korçës ka hapur dyert e saj që në vitin 2002. Pranë saj marrin shërbim rreth 20 persona me aftësi të kufizuar, të cilët kanë mundësi të mësojnë rreth zanateve të ndryshme, me qëllim integrimin e tyre në shoqëri.