Bashkia Pustec ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror përmes një ceremonie të veçantë ku janë afishuar kulinaria karakteristike si dhe vlerat e trashëgimisë kultutore, historike dhe etnografike të zonës. Pusteci tashmë është gati për të pritur turistë vendas e të huaj.
Për kryetarin e bashkisë Pustec kjo zonë ka resurse të patjetërsueshme dhe mbi të gjitha një natyrë të gjithën për tu eksploruar. Ndaj edhe për këtë pritet që këtë vit numri i turstëve të vijë në ritje.
Për operatorët turistikë, Pusteci është drejt plotësimit edhe me ambjente akomoduese për turistët veç kulinarisë tradicionale që është tepër e veçantë. Por bashkia sipas tyre duhet të japë më shumë mbështetje për zhvillimin e turizmit.
Për të pritur turistët në këtë sezon në Pustec zhvillojnë aktivitetin 13 shtëpi pritëse dhe katër hotele, me një total prej 122 vende akomodimi.