• Korça

Publikohen testet për klasat e nënta/ Ministria e Arsimit nxjerr për herë të parë testet – provë

Publikohen për herë të parë testet-provë për provimet kombëtare të klasave të nënta. Këto teste provë janë publikuar për lëndët Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Gjuhë e huaj. Testet mund të gjenden nga nxënësit në rrjetet sociale dhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Këto teste janë të niveleve mesatare dhe mund të zgjidhen nga nxënësit e klasave të nënta duke i pasur si orientime për provimet e këtij viti të cilat do të finalizojnë edhe studimet e tyre nëntëvjeçare. Ndërkohë provimet kombëtare për nxënësit e klasave të nënta për vitin shkollor 2023 – 2024 do të zhvillohen prej datës 20 qershor e deri më 28 qershor. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në datën 20 qershor do të zhvillohet provimi i gjuhës shqipe, më 25 qershor do të zhvillohet provimi i matematikës dhe më 28 qershor nxënësit e klasave të nënta do të testohen në gjuhën e huaj të parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *