• Raportime

Provimi i tretë/ Maturantët testojnë sot njohuritë e tyre në Matematikë

Pas provimit të Anglishtes dhe atij të Gjuhës shqipe- Letërsi, mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore. Bëhet fjalë për provimin e Matematikës, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Ndërkohë maturantëve u mbeten dhe 1 provim tjetër për të kryer, ai i lëndës me zgjedhje që do të zhvillohet më 19 qershor. Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2023 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale. Maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2023, i rijapin provimet në sesionin e dytë.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *