Fondacioni Dorcas Albania ka mbyllur me sukses programin për zhvillimin e integruar të grupeve vulnerable në Qarkun e Korçës. Ky program filloi zbatimin që në korrik të vitit 2020, duke patur në fokus të moshuarit e vetmuar, familjet në situatë të vështirë socio-ekonomike, si dhe të rinjtë e fëmijët që vijnë nga familje në nevojë.
Programi është zbatuar në 5 bashki të qarkut Korçë në bashkëpunim me Fondacionin Misioni Emanuel dhe me një mbështetje të gjerë aktorësh lokalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Si shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje për mbështetjen gjatë zbatimit të këtij programi Fondacioni Dorkas ka vlerësuar të gjithë bashkëpuntorët, mes të cilëve edhe RTSH Korçën.
Arritjet e këtij programi 3-vjeçar kanë qënë të shumta duke u ardhur në ndihmë shumë personave në nevojë, ndërkohë që qëllimi kryesor ka qënë ndërgjegjësimi dhe aktivizimi i komunitetit.