Për këtë vit të ri akademik universiteti “Fan Stiljan Noli” në Korçë ofron programin e studimit të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike. Qëllimi i këtij programi të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit është t’iu ofrojë studentëve njohuri, aftësi dhe kompetenca të nevojshme për ushtrimin e profesionit të mësuesit.
Sipas Pajos, në këtë fazë aplikimesh ka mjaft të interesuar për të ndjekur studimet në këtë program.
Programi i studimit të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike organizohet me 35 kredite dhe me kohëzgajtje normale një semestër. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet certifikatë për formimin psiko-pedagogjik.