• Korça

Program i ri për fëmijët, nga 2025 nisin shkollat verore

Ministria e Arsimit dhe Sportit është duke punuar për zgjerimin e programeve të reja jashtëkurrikulare për nxënësit, siç janë programi “Art, Zeje dhe Sport”, programi “Shkolla Qendër Komunitare” apo “Ekipet Sportive në shkolla”, për të krijuar një mjedis të shëndetshëm por edhe argëtues. Nga vera e vitit të ardhshëm pritet të çelen për herë të parë shkollat verore.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tesksa foli nga një shkollë e Tiranës theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të të gjitha institucioneve për të garantuar jo vetëm shkolla me infrastrukturë moderne, por mbi të gjitha shkolla të sigurta për nxënësit. Ajo vuri në dukje rolin e rëndësishëm të oficerëve të sigurisë në shkolla, duke theksuar se ky pozicion është thelbësor në parandalimin e fenomeneve negative, si bullizmi, dhuna fizike dhe ajo kibernetike dhe sipas saj shifrat tregojnë se gjatë vitit 2023-2024 rastet e incidenteve në shkolla janë ulur me 733, krahasuar me një vit më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *