• Korça

“Profesionisti” shfaqet në Korçë. Publiku mirëpret komedinë e trishtë të dramaturgut Kovaçeviç, me regji nga Leka Bungo

Regjisori i mirënjohur Leka Bungo është rikthyer në qytetin e Korçës, këtë herë për të vënë në skenë veprën e dramaturgut seb Dushan Kovaçeviç “Profesionisti” . Ngjarjet zhvillohen ne ish Jugosllavi, pas rënies së Milosheviçit.Në zyrën e një ish profesori universiteti, disident, bohem, rebel, kundërshtar i regjimit, hyn një ditë papritur e paftuar, Lluka, një shofer taksie tani, po dikur një agjent i sigurimit te shtetit. Për 18 vjet resht, Lluka ishte ngarkuar të vëzhgonte nga afër profesor Teodorin , në çdo aktivitet ditor te tij, madje dhe ne situatat me intime. Lluka i sjell një valixhe, në të cilën është jeta e profesorit parë me sytë e agjentit, arkiva e ngjarjeve qe implikojnë të dy. Dhe debati ne zyre luhatet nga momente inati, ne situata komike, që të bëjnë për vete e të mbajnë gjithë sy e veshë. Regjisori e ka sjellë këtë vepër, të trajtuar artistikisht në mënyre tepër fine, duke të bërë të reflektosh mbi mënyrën sesi kryqëzohen fatet, me ndryshimin e kohës dhe përmbysjen e gjërave me kalimin e saj si dhe me faktin se sado kohë që të kalojë, disa gjera nuk ndryshojnë kurrë. Për përcjelljen e këtyre mesazheve, regjisori ka bërë bashkë emra të mirënjohur si mjeshtrin e mirënjohur të teatrit dhe kinematografisë Viktor Zhusti, aktorët Astrit Hasani, Artan Islami dhe Matilda Avduli ndërsa shfaja vjen me skenografi të Drini Shehut dhe formulim muzike të Artur Dhamos.

Njerëzit janë të entuziazmuar, njerëzit duatrokasin buzëqeshin edhe nuk largohen nga salla, bile nuk largohen dot pa na thirur e pa na takuar. Takimi me spektatorin e Korçës është gjithmonë emocional. Sepse spektatori i Korçës, duke qenë se në Korçë vijnë vazhdimisht shfaqje, koncerte, opera, është në korrent e në kontakt me botën artistike shqiptare, kështu që çdo shfaqje sit ë themi, testohet në Korçë. Dhe mesa duket, edhe kjo e mori atë notën kaluese. Ky nuk është bashkëpunimi i parë por ndërsa në bashkëpunimet e tjera ishin drama ose skenarë që i kishte shkrojtur vetë ai, ky ishte një skenar i një autori të huaj dhe duke qenë se është një dramë me shumë interes dhe një rol i veçantë për mua e pranova me kënaqësi“, tha Zhusti

Kjo është një komedi e trishtë dhe unë ndihem shumë e nderuar që kam luajtur krah aktorëve të mëdhenj si viktor zhusti e të tjerët. Është një bashkëpunim shumë me vlera të cilin unë e prita me shumë kënaqësi. është një pjesë e përzgjedhur me shumë kujdes nga regjisori me një mesazh të fortë, me një mesazh shumë delikat në të cilin trajtohen raportet e së tashmes me të shkuarën dhe jo vetëm dhe jam shumë e lumtur që kjo pjesë erdhi në Korçë, për vetë faktin se publiku i Korçës është artdshës dhe isha shumë e lumtur kur u vendos për të ardhur këtu”, tha Matilda Avduli

“Vetë zgjedhja e kësaj vepre nuk ishte e rastësishme. Bashkëpunimi im me regjisorin Leka Bungo daton prej 50 vjetësh, dhe përzgjedhja e kësaj vepre ishte e qëllimshme, pasi regjisori e ka kaluar në lëkurën e vetë këtë lloj drame, këtë lloj tragjedie. Është një tragjedi që e ka kaluar i gjithë populli. Dhe është një pjagë që vazhdon të mbetet e hapur akoma sepse përditë ndeshemi me ata që ka kanë survejuar, jo vetëm individë të veçantë, por gjithë këtë popull. Ideologjia e kësaj vepre, kësaj drame është e përgjithshme sepse e gjithë lindja e ka përshkruar, ka qenë një kamp i tërë që e kishte përqafuar ideologjia, me dëshirë të madhe apo pa dëshirë, koha e vërtetoi. Publiku i Korçës ishte i veçantë, mënyra sesi e ndjekin, sepse kjo ishte një vepër vërtet e vështirë për t’u ndjekur, ishte nëj vepër psikologjike, një dramë dhime që kërkon një përqëndrim dhe një vëmendje maksimale, gjë që e pamë tek spektatori i Korçës”, u shpreh Astrtit Hasani

Shfaqja “Profesionisti” do të vijojë të shfaqet edhe për 2 netë me rradhë në Korçë, për të vijuar më pas rrugëtimin e saj në  Tiranë e Athinë.

https://youtu.be/zH48aM0HL6E

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *