Sipas Specialistit të Sektorit të pemtarisë në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Nevjon Telha mënyra më e mirë për të mbrojtur prodhimin është mbulimi i pemtoreve me rrjeta antibreshër.
Dëmtimet e pësuara në frutin e mollës kanë bërë që dhe sasia e grumbulluar në frigoriferë këtë vit, të jetë më e paktë.
Por nga ana tjetër ka edhe grumbullues për të cilët ky vit ka qenë favorizues dhe kanë arritur të sigurojnë sasinë e duhur sipas kapacitetit të frigoriferit të tyre. Dhimitri Cyfeku thotë se nuk kanë hasur vështirësi në sigurimin e frutave ndërsa i ruajnë ato me sistemin smart, çka bën që prodhimi të ruhet në kushte maksimale e për një kohë më të gjatë.
Qarku i Korçës prodhon rreth 80 mijë ton mollë në vit të cilat shiten kryesisht në tregun vendas.